Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Minatorëve të Trepçës sërish u vonohen pagat

nga Kaltrina Berila12 korrik 2024
Minatorëve të Trepçës sërish u vonohen pagat

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar të entjen më 11.07.2024 se po ballafaqohen me vështirësi të ekzekutimit të pagave.

“Tani e sa kohë jemi duke u ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet, përveç kushteve të vështira dhe rrezikshmërisë kemi dhënë maksimumin për të rritur prodhimin. Por përkundër përpjekjeve tona të vazhdueshme vazhdimisht jemi duke u ballafaquar me vështirësi në ekzekutimin e pagave”, thuhet në njoftim.

Sa i pëket kërkesës së kryeshefit drejtuar minatorëve për të gjeneruar më shumë të hyra përmes shitjes së xehes, sindikata thonë se e kanë të pamundur këtë gjë për shkak të kapaciteve të ndërmarrjes.

“Por një gjë duhet kuptuar, se kapacitetet tona teknologjike dhe njerëzore si minatorë, kaq mund të ofrojnë. Pa ngritjen e këtyre kapaciteteve është e pamundur që ndërmarrja të zhvillohet në ato kapacitete prodhuese dhe profitabile që do të kishin impakt të dukshëm në ndërmarrje, e që të gjithë ne e dëshirojmë”, thuhet tutje në njoftim.

“Problemet e vazhdueshme me ekzekutimin e pagave i kemi adresuar vazhdimisht, duke kërkuar qoftë nga ndërmarrja, ministria apo edhe vetë qeveria, që kjo çështje të rregullohet dhe këto probleme të evitohen”.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve i bën thirrje menaxhmentit dhe akterëve të tjerë institucional që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për minierën dhe minatorët.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →