Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Milani synon fitoren ndaj Monzas, ja formacionet zyrtare

nga Venera Grabanica18 shkurt 2023
Milani synon fitoren ndaj Monzas, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:00 kampioni italian, AC Milan zhvillon ndeshje si mysafirë ndaj skuadrës së Monzas, e vlefshme kjo për xhiron e 23 të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Monza e mposhti Bolognan me rezultat minimal 1:0, njëjtë sikurse Milani që shënoi fitore po me të njëjtin rezultat ndaj Torinos.
Momentalisht, Monza zë vendin e 10 në tabelë në kuotën e 29 pikëve, krahas Milanit që renditet në vendin e pestë me 41 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Maignan, Bennacer, Calabria dhe Florenzi, kurse te Monza mungojnë Augusto dhe Vignato.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Monza (3-4-2-1): Di Gregorio; Izzo, Mari, Marlon; Ciurria, Pessina, Rovella, Birindelli; Caprari, Dany Mota; Petagna.
AC Milan (3-4-2-1): Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Thiaw; Messias, Krunic, Tonali, Hernandez; Diaz, Leao; Origi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →