Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Milani merr pikët e plota ndaj Cagliarit

nga Venera Grabanica27 shtator 2023
​Milani merr pikët e plota ndaj Cagliarit

Milani ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionatin italian duke mposhtur Cagliarin.

“Rossonerët” triumfuan në udhëtim merezultat 3-1, edhe pse pas gjysmë ore lojë ishin ën disavantazh 1-0.

Skuadra e Piolit u tregua shumë më e rrezikshme pasi pranoi gol. Shifrat në 1-1 i barazoi Okafor në minutën e 40’, derisa vetëm pesë minuta më vonë Tomori i dha epërsinë skuadrës së tij.

Fitoren e kuq e zinjve e vulosi Loftus Cheek me golin e tretë në minutën e 60’.

Milani ka 15 pikë në vendin e dytë, kurse Cagliari është skuadra e fundit në tabelë me vetëm dy pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →