RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Memli Krasniqi shtron iftar për Bashkësinë Islame

nga B.K16 prill 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në iftar Myftiun Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Krasniqi ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit, në traditën tonë në Kosovë, ka shërbyer edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve, duke u manifestuar me virtyte të larta shoqërore, si solidariteti, mirëkuptimi e humanizmi.
“Besimi dhe adhurimi ndaj Zotit, posaçërisht gjatë këtij muaji, qofshin frymëzim për të gjithë, që veprat e mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të kultivohen e shtohen edhe më shumë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai u ka uruar agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve./21Media
 

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →