Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Memli Krasniqi falënderon Messin: Privilegj të jetojmë në epokën e Messit

nga Venera Grabanica18 dhjetor 2022
Memli Krasniqi falënderon Messin: Privilegj të jetojmë në epokën e Messit

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Botës në Katar. Messi ka udhëhequr Argjentinën drejt titullit të botës. Messi ka shënuar shtatë gola.
Kësaj fitore iu gëzua Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili në Facebook ka shkruar se ka qenë privilegj që jeton në epokën e Messit dhe të përjeton magjinë e tij.

“Botërori 2022 kishte rezervuar një finale të ëndrrave për të gjithë ne, e veçanërisht për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Ka qenë privilegj të jetojmë në epokën e Messit dhe të përjetojmë magjinë e tij. Sot, kurora në kokën e tij është e pakontestueshme. Urime dhe faleminderit, Mbret i Futbollit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →