Artistja shqiptare, Melinda Ademi ka bërë të ditur se projekti “Melodia” do të publikohet të shtunën(6 nëntor), në orën 20:00.
“Melodia” do të publikohet me videoklip, e Melinda shfaqet si çdo herë tjetër e veçantë në stilin e saj.
Ademi ka publikuar disa fotografi nga xhirimet e videoklipit të këngës së re.
Kujtojmë se, artistja ka paralajmëruar se po punon në shumë projekte të reja muzikore të cilat do te publikohen së shpejti, “Melodia” është vetëm njëra nga to.
Gjithashtu, këngët e Melindës, të gjitha mbledhin miliona klikime në Youtube./21Media









