Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Me ëmbëlsirë e verë, Rama dhe Kos festojnë hapjen e negociatave me BE- në për grupkapitullin e fundit

nga B G17 nëntor 2025
Me ëmbëlsirë e verë, Rama dhe Kos festojnë hapjen e negociatave me BE- në për grupkapitullin e fundit

Komisionerja Marta Kosi vlerësoi punën  që ka bërë Shqipëria  sot kur po hap negociatat me BE-në për grupkapitullin e fundit.

“Çelja e të gjashtë grupkapitujve është deklarata më e fortë e angazhimit tuaj personal i dashur Edi. Jemi të dy fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar rrugëtimin tonë. Keni ecur shumë larg. Le të sigurohemi që liria të qëndrojë  dhe populli juaj të jetë i lirë në një Evropë të lirë. Kjo është puna që ne presim të përfundoni. Duhet të festojmë. 6 grup kapituj të hapur, është diçka për tu kremtuar, urime Shqipëri.”, tha ajo.

Derisa kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, në fund të konferencës surprizoi të pranishmit me verë, ndërsa Marta Kos solli dhe një tortë, e cila mbante numrin 6, për të festuar çeljen e të gjithë grupkapitujve.

“Kur vjen puna për grup kapitujt, mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot.”, tha Rama./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →