Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Më 17 dhjetor takimi mes kryenegociatorëve për dialog

nga Kaltrina Berila26 nëntor 2024
Më 17 dhjetor takimi mes kryenegociatorëve për dialog

Më 17 dhjetor do të jetë takimi i radhës mes kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Këtë për rtv21 e ka konfirmuar Klisman Kadiu këshilltar i zëvendeskryeministrit, Besnik Bislimi.

Një ditë më parë Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →