Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhëniet diplomatike

nga B G29 janar 2021

Me datë 1 shkurt, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Frimosja do të bëhet me një ceremoni solemne virtuale. Kështu u bë e ditur në një njoftim për media nga Minsitria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga Ministrja në detyrë  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur me këtë rast shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi më 4 shtator, po atë ditë pasi u nënshkrua në Washington marrëveshja  për mes Kosovës dhe Serbisënormalizuar lidhjet ekonomike./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →