Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbyllen tri institucione paralele në Leposaviq

nga Gentrita Xhemajli23 prill 2025
Mbyllen tri institucione paralele në Leposaviq

Policia e Kosovës njofton se pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kanë asistuar në lirimin e hapësirave të uzurpuara të kësaj komune.

Sipas Policisë, këto hapësira në pronësi të Komunës së Leposaviqit ishin të uzurpuara nga institucione paralele të Serbisë, që funksiononin jashtëligjshëm në Republikën e Kosovës.

“Pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Policia e Kosovës sot ka asistuar në lirimin e hapësirave të uzurpuara të kësaj komune. Këto hapësira në pronësi të Komunës së Leposaviqit ishin të uzurpuara nga institucione paralele të Serbisë, që funksiononin jashtëligjshëm në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, në kuadër të këtij operacioni policor, janë mbyllur institucionet paralele të Serbisë të ashtuquajtura “Zyra për Punësim”, “Zyra e Pensioneve” dhe “Ndërmarrja hoteliere Kopaonik”, në kuadër të të cilave kanë funksionuar disa zyra. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe në koordinim me autoritetet përkatëse, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →