RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Mbreti Charles III emëron William dhe Catherine Princ e Princeshë të Uellsit

nga Xh.D9 shtator 2022

William është tani Princi i Uellsit, tha Mbreti Charles III në fjalimin e tij të parë televiziv të premten.
“Sot jam krenar që e kam bërë atë Princin e Uellsit. Vendi, titullin e të cilit kam pasur kaq shumë privilegj ta mbaj gjatë gjithë jetës dhe detyrës sime. Me Catherine pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, e di, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin bisedat tona kombëtare”, shtoi Mbreti.
Kujtojmë që, William është i pari në radhën e fronit. Ai shërbeu në ushtri nga viti 2006 deri në vitin 2013, duke marrë pjesë në më shumë se 150 operacione kërkim-shpëtimi me helikopterë.
Princi dhe Princesha e re e Uellsit, Ëilliam dhe Catherine, kanë thënë se do t’i “qasin rolet e tyre në mënyrën më modeste që i janë qasur punës së tyre më parë”, tha një burim mbretëror për CNN.
“Çifti është i përqendruar në thellimin e besimit dhe respektit të popullit të Uellsit me kalimin e kohës”, thanë ata./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →