RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mblidhet Kryesia e re e Kuvendit

nga Kaltrina Berila20 janar 2020

Tri pika në rend dite

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit, në kohën kur dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së re të vendit.

Mbledhja do të fillojë nga ora 11:00.

Në rendin e ditës janë tri pika – shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Ndryshe, Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →