Mbledhja e KS e OKB-së, Britania bën thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme
Mes sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit në mbrëmje, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një takim mbi tensionet në rritje midis dy vendeve.
Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe ka thënë se prioriteti i parë duhet të jetë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme, raporton SkyNews.
“Ne i nxisim të gjitha palët të tërhiqen urgjentisht, të tregojnë përmbajtje dhe të ulin tensionet,” tha Barbara Woodward duke shtuar se zyrtarët britanikë kanë folur sot me Izraelin dhe një ministër iranian.
“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka mbështetur një zgjidhje diplomatike për të sfiduar përshkallëzimin bërthamor të Iranit, i cili nuk ka asnjë justifikim të besueshëm”, shton ajo.
Përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara Amir-Saeid Iravani tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit kanë vrarë 78 persona dhe kanë plagosur më shumë se 320.
“Ky nuk është thjesht një sulm ndaj një vendi. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit ndërkombëtar. Një sulm ndaj kartës së Kombeve të Bashkuara.”
Iravani akuzon SHBA se ofron mbështetje të inteligjencës dhe politike për sulmet e Izraelit ndaj Iranit.
“Duke ndihmuar dhe mundësuar këto krime, ata ndajnë përgjegjësinë e plotë për pasojat,” tha ai.










