🇽🇰 Kosova
Mbi tri orë e gjysmë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
nga Kaltrina Berila17 gusht 2025
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare.
Sipas kësaj qendre, më e ngarkuar në mëngjesin e kësaj të diele paraqitet ajo e Merdarës.
Pritjet aty shkojnë mbi tri orë për të dalë nga Kosova. Pritje një orëshe ka edhe te pika kufitare e Dheut të Bardhë. Ndërsa, në Mutivodë pritjet janë 20-30 minuta. Edhe në Jarinjë pritjet shkojnë deri në 20 minuta.
Ndërsa, në pikat tjera kufitare nuk ka pritje me shumë se pesë minuta./21Media












