RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi 650 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

nga Kaltrina Berila5 shtator 2022

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 657.
Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 133 raste, e pasuar nga ajo e Prizrenit me 53 raste aktive me koronavirus.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 49 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 630 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 155 qytetarë.
Deri më sot 824.538 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 18 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 727 persona./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →