RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Mbeten pa ujë disa fshatra të Pejës

nga Egzona Mehmeti5 dhjetor 2019

Furnizimi me ujë pritet të rikthehet rreth orës 17:00

Si pasojë e një prishjeje që ka ndodhur në gypin qendror të furnizimit me ujë, që shtrihet në rrugën Tranzit te vendi i njohur si Ura e KFOR-it në Pejë ka lënë pa furnizim me ujë fshatrat Loxhë, Krstovc, Gorazhdevc, Babiq si dhe bashkësinë territoriale “Dardania 3”.

Prishja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe reagimi i ekipeve të KRU “Hidrodrini” ka qenë i menjëhershëm.

Në bazë të të dhënave nga terreni, pritet që furnizimi me ujë në këto fshatra dhe lokalitete të rikthehet rreth orës 17:00.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →