Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mattarella-Thaçit: Kosova mund të llogarisë në Italinë

nga Kaltrina Berila16 shkurt 2020

Presidenti i Italisë uron Thaçi në 12 vjetorin e pavarësisë ​

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër urimi për 12 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Në letrën e tij, Mattarella shkruan se Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian.

“Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian. Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën“, ka shkruar ai.

Ai në këtë letër dërguar presidentit Thaçi u shpreh se Itali e mbështetë me bindje procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Republika e Kosovës më 17 shkurt e feston 12 vjetorin e Pavarësisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →