Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci: Sot 1 mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë

nga Venera Grabanica11 nëntor 2024
Maqedonci: Sot 1 mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në seancën e sotme të Kuvendit ka mohuar  lajmet që kanë qarkulluar rreth ushqimit të ushtarëve të FSK-së.

Maqedonci tha se ushtarët po vazhdojnë të ushqehen me tri shujta, madje bëri të ditur se 1 mijë prej tyre në Babaj të Bokës, kanë ngrënë për herë të parë biftek të klasit të parë.

“Ushtarët po vazhdojnë të ushqehen me ushqim në tri shujta, dhe sot pikërisht 1 mijë ushtarakë që i kemi në Babaj të Bokës për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë i cili është seruar pikërisht nga stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, tha Maqedonci.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →