Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci marshon me kadetët e FSK-së në parkun e Gërmisë

nga Gentrita Xhemajli15 nëntor 2025
Maqedonci marshon me kadetët e FSK-së në parkun e Gërmisë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar disa fotografi nga ecja e tij e sotme në parkun e Gërmisë, ku iu bashkua kadetëve të Akademisë Ushtarake të FSK-së gjatë marshit kondicional 13-kilometërsh “Shtegu i Lavdisë”.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka theksuar se prezenca e kadetëve ka dhënë energji të re ecjes së tij, duke vlerësuar disiplinën dhe përkushtimin e tyre.

“Ecja ime e zakonshme në Gërmi sot mori një energji krejt tjetër – një pjesë të rrugës e bëra së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km “Shtegu i Lavdisë”. Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë”, ka shkruar Maqedonci.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →