Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci i përgjigjet Presidentes Osmani për kushtet e ushtarëve në FSK: Qeveria po bën hapat që duhet

nga B G27 nëntor 2024
Maqedonci i përgjigjet Presidentes Osmani për kushtet e ushtarëve në FSK: Qeveria po bën hapat që duhet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i është përgjigjur kërkesave të presidentes, Vjosa Osmani, e cila gjatë fjalimin e saj ka kërkuar që Forcës së Sigurisë së Kosoves t’i rritet buxheti në mënyrë që të përfshihen edhe shtesat për rrezikshmëri, ato për jashtë orarit të punës dhe mëditjet për trajnim mbi një muaj.

Ministri Maqedonci tha se ka kohë që Qeveria ka ndërmarr hapat e duhur për mirëqenien e ushtarëve të FSK-së.

‘’Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndarë buxhet dhe ka rritur buxheti vjetor me qëllim të arritjes së 2% të bruto prodhimit vendor që e kemi realizuar gjatë vitit të kaluar dhe që po vazhdon edhe për vitin e ardhshëm. Fokusi fillestar ka qenë  plotësimi me sisteme të armatimi dhe pajisjeve të cilat kanë munguar në FSK duke mos lënë anash edhe mirëqenien e pjesëtarëve të FSK-së. Në dhjetor të vitit të kaluar është nënshkruar për herë të parë kontrata për shërbimet e transportit. Gjithashtu ka pasur edhe rritje të pagave mbi 30% të nivelit të ulët, po edhe të gjitha pagave në FSK dhe këto paga do të vazhdojnë të rritën. Deri në qershor të vitit të ardhshëm paga minimale e ushtarit do të jetë mbi 700 euro, ndërsa paga maksimale është 1800 euro që përfshihet paga e gjeneralit. Për vitin e ardhshëm kemi planifikuar edhe çështjen e rrezikshmërisë edhe të punës pas orarit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →