Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Manchester United e Chelsea barazojnë në “Old Trafford”

nga Venera Grabanica3 nëntor 2024
Manchester United e Chelsea barazojnë në “Old Trafford”

Derbi i sotëm i xhiros së dhjetë të Premier Ligës në futboll ndërmjet skuadrave Manchester United dhe Chelsea “Old Trafford” ka përfunduar pa fitues – 1:1.

Bruno Fernandez shënoi për 1:0 në minutën e 70-të për skuadrën vendëse nga penalltia, ndërsa mysafirët barazuan katër minuta më vonë përmes Moise Caicedo.

Manchester United pas këtij barazimi renditet në pozitën e 13-të të tabelës me 12 pikë, ndërsa Chelsea ngrihet në vendin e katërt me 18 pikë, po aq sa ka edhe Arsenal një pozitë më poshtë, por me gol-diferencë më të dobët.

Në tabelë prin Liverpool me 25 pikë, pas humbjes së parë të Cityt dje në edicionin e ri në Premierë Ligë nga Bournemouth 1:2, duke ‘rrëshqitur’ kështu në pozitën e dytë me 23 pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →