Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maliqi: Kurti pengesë e proceseve dhe interesave diplomatike Amerikane

nga B G3 dhjetor 2025
Maliqi: Kurti pengesë e proceseve dhe interesave diplomatike Amerikane

Analisti politik, Agon Maliqi, ka shprehur shqetësim për raportet jo të mira midis Kosovës dhe SHBA-së. Sipas tij, këto janë rezultat i moskoordinimit të veprimeve të Qeverisë Kurti me SHBA-në. Në një intervistë për RTV21, Maliqi tha se edhe ekspertët në Uashington vlerësojnë se marrëdhëniet e Kurtit me SHBA-në janë problematike dhe se Kurti shihet si pengues i proceseve.

“Ky qëndrim i tyre reflekton konsensusin e mendimit të ekspertëve në Uashington, por edhe të gjithë njerëzve që e njohin problematikën e marrëdhënieve Kosovë–SHBA, se marrëdhënia e Kurtit me SHBA-në është problematike dhe ai shihet si pengesë e proceseve dhe interesave që diplomacia amerikane i ndjek në rajon. Mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës si shtet vazhdon, por ne nuk mund të kemi marrëdhënie produktive.”, tha ai./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →