Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Macron: Zgjidhja për Ukrainën, vetëm me Kievin dhe BE-në në tryezë

nga Kaltrina Berila9 gusht 2025
Macron: Zgjidhja për Ukrainën, vetëm me Kievin dhe BE-në në tryezë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen e vetë ukrainasve, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre për më shumë se tre vjet.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Macron theksoi se edhe evropianët janë pjesë e domosdoshme e zgjidhjes, pasi siguria e tyre varet drejtpërdrejt nga kjo situatë.

Deklarata e Presidentit francez vjen pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministrin britanik Keir Starmer.

Në mesazhin e tij, Macron theksoi angazhimin e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, duke punuar “në frymën e unitetit dhe duke vazhduar punën e bërë brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →