Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, ku janë shpallur armëpushimet?

nga Egzona Mehmeti9 mars 2022

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se Rusia ka rënë dakord për një armëpushim 12 orësh në gjashtë nga zonat më të prekura nga luftimet për të lejuar civilët të arratisen.
Iryna Vereshchuk u shpreh se Moska ka rënë dakord të respektojë armëpushimin nga ora 09:00 deri në 21:00 me orën lokale (07:00 deri në 19:00 GMT) rreth gjashtë zonave që janë goditur rëndë nga luftimet.
Vereshchuk tha se korridoret e evakuimit do të hapen nga:
-Mariupol në Zaporizhzhia
-Enerhodar në Zaporizhzhia
-Sumy në Poltava
-Izyum në Lozova
-Volnovakha në Pokrovsk në Donetsk
– Dhe nga disa qytete përreth Kievit – Vorzel, Borodyanka, Bucha, Irpin dhe Hostomel
Kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë, Mikhail Mizintsev tha se forcat e Moskës do të “respektojnë një regjim heshtjeje” gjatë armëpushimit.
Dy përpjekjet e mëparshme për një armëpushim kanë dështuar, megjithëse siç u raportua nga BBC, rreth 7,000 njerëz u evakuuan nga Sumy të martën./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →