Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Llapi mbetet në Superligë, reagon Agim Ademi

nga Venera Grabanica31 maj 2025
​Llapi mbetet në Superligë, reagon Agim Ademi

Klubi i futbollit ‘Llapi’ do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës edhe për edicionin e ardhshëm. 2025/26.

Qëndrimin e tyre në elitën e futbollit kosovar skuadra e trajneri Tahir Batatina e siguroi pasi e mposhti në barazh skuadrën e Vushtrrisë në ndeshjen e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ pas penalltive pasi rezultati i ndeshjes, edhe pas vazhdimeve ishte i barabartë, 0-0..

Menjëherë pas ndeshjes, për skuadrën nga Podujeva ka ardhur edhe përgëzimi nga i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Përgëzojmë skuadrën e KF Llapit për fitoren në ndeshjen e barazhit ndaj KF Vushtrria pas penalltive (4:1), që zyrtarisht e vulosi mbetjen në elitën e futbollit kosovar. Pas 120 minutave lojë luftarake nga të dyja skuadrat, në fund llapjanët patën më shumë fat në ekzekutimin e penalltive, duke siguruar qëndrimin në Superligë. Urime për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët, që nuk u dorëzuan asnjëherë dhe treguan karakter në këtë sfidë vendimtare.”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Ai poashtu ka përgëzuar edhe futbollistët e KF Vushtrria për paraqitjen e tyre dinjitoze në këtë edicion.

“Në të njëjtën kohë, vlerësim maksimal për djelmoshat e FC Vushtrria për paraqitjen dinjitoze dhe shpirtin luftarak deri në fund. Shpresojmë që shumë shpejt ky klub historik të rikthehet aty ku e ka vendin, në mesin e më të mirëve, sepse edhe sot u vërtetua se tifozeria vushtrriase i mungon Superligës”, shkruan Ademi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →