Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpooli vazhdon me fitore, ngjitet në pozitën e parë në tabelë

nga B.K18 shtator 2021


Pas fitores 3:2 ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve, Liverpooli ka vazhduar përsëri me paraqitje të mira.
“Të Kuqtë” arritën sot ta mposhtin skuadrën e Crystal Palace me rezultat 3:0, ndeshje kjo që ishte e vlefshme për xhiron e pestë të Premier Ligës angleze.
Fillimisht, ishte sulmuesi Sadio Mane që e zhbllokoi rezultatin në “Anfield Road”, duke shënuar në minutën 43′ për 1:0.
Goli i dytë i Liverpoolit erdhi në pjesën e dytë, ku Salah shënon për 2:0 në minutën e 78′.
Fitoren e Liverpoolit e vulosi supergoli i mesfushorit Keita, i cili shënoi në minutën e 89′ për 3:0.
Me tre pikët e reja, Liverpooli ngjitet në pozitën e parë në tabelë me gjithsej 13 pikë, tre më shumë se Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Everton.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Liverpool dhe Crystal Palace është 3:0 në favor të nikoqirëve.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →