Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpooli barazon me Brightonin, Chelsea mposht Crystal Palace

nga Venera Grabanica1 tetor 2022

Kanë përfunduar ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në kuadër të programit të Premier Ligës anglez, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, gjiganti anglez Liverpool nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Brightonit, ku ndeshja përfundoi e barabartë me rezultat 3:3.
Po ashtu, fitues nuk kishte edhe në përballjen mes Bournemouthit dhe Brentfordit, në të cilën rezultati final është 0:0.
Ndërkaq, fitore sot regjistroi skuadra e Chelseat, e cila e siguroi fitoren në çastet e fundit kundër Crystal Palace. Gallagher shënoi golin e fitores për Chelsean, ku ndeshja u mbyll me shifrat 2:1.
Fitore sot shënoi edhe skuadra e Newcastle United, e cila e shkatërroi si mysafire Fulhamin me shifrat 4:1.
Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë i gjeni më poshtë.
Arsenal 3:1 Tottenham
Bournemouth 0:0 Brentford
Crystal Palace 1:2 Chelsea
Fulham 1:4 Newcastle
Liverpool 3:3 Brighton
Southampton 1:2 Everton.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →