Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Lista Srpska kërkon që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në Veri

nga Venera Grabanica25 shtator 2023
Lista Srpska kërkon që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në Veri

“Lista Serbe” ka reaguar pas sulmit terrorist në veri të Kosovës që ndodhi të dielën. Në reagimin e tyre kanë thënë se “shprehin ngushëllime për familjet e serbëve të vrarë dhe të policit shqiptar të Kosovës”.

“Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim.

Kjo parti ka thënë se “kanë nevojë urgjente për KFOR-in dhe EULEX-in që të vendosën në veri dhe parandalojnë përshkalëzimin e mëtejshëm të situatës”.

“Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, përfundon reagimi i tyre./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →