Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Limaj: Qeveri e gabuar për vendin, 14 shkurti një eksperiment i tmerrshëm për vendin

nga Venera Grabanica31 janar 2024
Limaj: Qeveri e gabuar për vendin, 14 shkurti një eksperiment i tmerrshëm për vendin

(Lajm i përditësuar)


Limaj: Qeveri e gabuar për vendin, 14 shkurti një eksperiment i tmerrshëm për vendin

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 tha se nuk është se ka pritur rezultate të mira nga Qeveria Kurti, duke shtuar se vendi ynë ka stagnuar dhe ka humbur shumë.

”Kjo Qeveri është e gabuar për vendin, nuk duhet me qeverisë në Kosovë, ka stagnu vendi që tre vjet kemi humbur shumë, natë e ditë duhet me punu për me arrit ato që i kemi humbur, skom prit një rezultat të mirë, por jo kaq shumë, 14 shkurti një eksperiment i tmerrshëm për vendin”, tha Limaj.


Limaj: Ai që thotë se për 20 vite është shkatërruar vendi është mos mirënjohës

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 tha se mungon mirënjohja e gjithë atyre që punuan për ndërtimin e shtetit në 20 vitet e fundit.

Duke shtuar se ”Serbia e dinë çka ka hup, po shqiptarët nuk e dinë qa kanë fitu, nuk e dinë vlerën qa e kemi”.

Ai tutje shtoi se asnjëherë nuk kërkojnë që të përkulen para tij dhe atyre që luftuan për lirinë e vendit.

”Qytetari mirënjohës mundet me zhvillu vendin, kurrë s’kemi kërkuar që për diçka qa kemi bërë për vendin me ardh me u përkul para meje”, tha Limaj.

Tutje Limaj, shtoi se ata që thonë se për 20 vite është shkatërruar vendi, kanë mendim që edhe lufta e Kosovës nuk është dashtë me ndodh.

”Qeveria është mos-mirënjohese dhe të gjithë ata që kanë thënë që për 20 vite është dënuar vendi, kanë pasur jetë super luksoze. Ai që thotë se për 20 vite është shkatërruar vendi është mos mirënjohës, veç nuk mundet me thënë se edhe lufta thotë nuk është dasht me ndodh”, tha Limaj ndër tjera.


Limaj: Kurti nuk ballafaqohet me jetën e përditshme të njerëzve, po rren për buxhetin

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 tha se opozita duhet të ketë rol shumë të rëndësishme për të kundërshtuar vendime të Qeverisë.

Me theks të veçantë Limaj, përmendi rritjen e çmimeve të produketeve bazike dhe enërgjisë elektrike.

”Ky ka thënë qa ka me zbrit çmimet e bukës e vajit, ky nuk ka dit kurr për çmimin e bukës e vajit, nuk ballafaqohet me jetën e përditshme të njerëzve këtu, ka dalë te populli ka thënë jam si ju, ta ka bërë rrymën më të shtrejt në Evropë, dikur kemi protesutar bashkë për çmimin e rrymës, kur erdhi në pushtet tha se është çmimi më i lirë. Nëse ju si qytetarë thoni se jo jemi mirë, ma hup shpresën që ka me pas ndryshim në Qeverisje, por nuk besojë që qytetarët kanë me duru pa punësinë, ky po rren për buxhetin”, tha Limaj.


Limaj: Qeveria që tri vjet 1% të punës tem se kanë bërë

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 ka kritikuar punën e Qevrisë Kurti pët këto tri vite të Qeverisë.

Ai tutje shtoi se ”Qe tri vjet 1% të punës tem se kanë bërë”.

Limaj gjithashtu ka përmendur disa projekte të dështuar të Qeverisë.


Koalicioni AAK-Nisma, Limaj: Nuk pres që Albini me na thënë bravo

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 foli për koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA, duke shtuar objektivi i tyre është për ta ndërruar dinamikën e politikës në Kosovë, për tu ballafaquar me Qeverinë për tema të caktuara.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe disa deklarime të Kryeministrit të Kosovës, për opozitën.

”Qeveria po flet, nuk pres që Albini pret me na thënë bravo që keni me na mujt”, tha Limaj.

Limaj ndër tjera shtoi se  ”Jam i vetëdijshëm se 100% Kosova as nuk me ka dasht kurrë e as nuk me voton kurrë, e as nuk e sheh përfaqësimin tonë”.


Roli i opozitës, Limaj: Shtrohet pyetja se a po dëshiron me mbajt Albinin në pushtet

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 tha se opozita e Kosovës nuk po dinë me gjetë rrugën për të cilën e ka detyrën.

”Nuk ka mundësi me pas një luks opozita që e ka sot karshi dështimeve, ne e kemi një opozitë që nuk din me gjetë rrugën, shtrohet pyetja se kjo opozitë a nuk po dinë a nuk po don a po don me mbajtë Albinin në pushtet”, tha Limaj.


Limaj: Nuk mundet opozita me fjet, për fat të keq ka munguar një koodrinim

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 foli edhe për rolin e opozitës karshi Qeverisë së Kosovës.

Ai tutje shtoi se opozita nuk mundet me me fjet e me lënë Kreyministrin pa qëndrime.

”Një opozitë konstruktive në tema të caktuara ndihmon Qeverinë, më shumë e mbështesë Kryeministrin me qëndrime të gabuara se pa qëndrime, nuk mundet opozita me fjet, me u shmang me lënë kryeministrin pa qëndrime, nuk është kjo opozitë, për fat të keq një koodrinim ka munguar”, tha Limaj.

Limaj tutje ka shtuar se ka pasur zëra që opozita nuk ka arritur të ketë bashkëpunim.


Limaj: Kryeministri ka bërë marrëveshje, kush do që vjen nesër e ka për obligim me zbatu marrëvshjen

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar Asociacionin, pasi që ”Draft statuti nuk vjen pa e pranu Asociacionin”.

Ai tutje ka shtuar se Qeveria po flet në emër të popullit, teksa merr obiligime të mëdhaja.

”Ky kreyministër ka bërë marrëveshje, kush do që vjen nesër e ka për obligim me zbatu marrëvshjen e Kosovës”, tha Limaj.


Ndalimi i dinarit, Limaj: Besoj që Qeveria është konsultuar me miqtë ndërkombëtarë 

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 duke komentuar vendimin për ndalimin e dinarit, për të cilin tha se është vendim i drejtë i Qeverisë, Limaj shtoi se beson që Qeveria është konsultuar fillimisht me miqtë ndërkombëtarë.

”Po besoj që Qeveria është konsulltuar me mqitë ndërkombëtarë, para se ta marrë këtë vendim, shpresoj që ata nuk i ka zë në befasi ky vendim”, tha Limaj.


Ndalimi i dinarit, Limaj: Vendim i drejtë i Qeverisë

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21 tha se vendimi i Qeverisë për ndalimin e dinarit serb është vendim i drejtë.

”Rasti i dinarit, ka ardhë koha me i thonë mjaft dinarit, prandaj mendoj që është vendim i drejtë i Qeverisë”, tha Limaj.

Ai tutje shtoi se ky veprim është politik.

Guvernatori i Bankës Qendore të Kosovës , Ahmet Ismaili sot deklaroi që nga nesër do të hyjë në fuqi vendimi për dinarin serb.

Ismaili shto se vendimi është në përputhje me nenin 11 të kushtetutës e Republikës së Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →