RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Liberalizimi i vizave për Kosovën javën tjetër në Parlamentin Evropian

nga Venera Grabanica13 prill 2023
Liberalizimi i vizave për Kosovën javën tjetër në Parlamentin Evropian

Javën e ardhshme liberalizimi i vizave për Kosovën do të votohet në seancën e Parlamentit Evropian, kështu ka bërë të ditur Demush Shasha, drejtori ekzekutiv i EPIK-ut.

Në një postim në Facebook,  Shasha ka shkruar se se ky është votimi final në procesin e liberalizimit të vizave.

“Më nuk do të këtë lajme për ‘edhe një votim’ apo ‘edhe një hap’. Ky është fundi. Dhe fakti që më vjen kaq zor të shqiptoj fjalën ‘urime’ tregon sa i dhimbshëm ka qenë ky proces”, ka shkruar ai./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →