Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK-ja mbledh Kryesinë sot në ora 16:00

nga Gentrita Xhemajli5 maj 2026
LDK-ja mbledh Kryesinë sot në ora 16:00

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), do të mbajë një takim me kryetarët e degëve të saj sot, në orën 16:00.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa për kallxo.com, duke mos treguar detaje nëse ky takim po mbahet për të diskutuar për rikthimin e mundshëm të Vjosa Osmanit në parti ose bashkëpunimin me të.

Ky takim po mbahet në dy momentume për LDK-në. Në njërën anë, fjalët janë për një bashkëpunim me Osmanin për zgjedhjet qendrore. Në anën tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ka bërë koalicion me PDK-në për udhëheqjen e Kryeqytetit, derisa LDK-ja e ka mohuar një gjë të tillë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →