Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LDK ende pa përgjigje ndaj letrës së Kurtit, Mustafa: Do përgjigjet i adresuari në letër, kryetari Abdixhiku

nga Kaltrina Berila8 prill 2025
LDK ende pa përgjigje ndaj letrës së Kurtit, Mustafa: Do përgjigjet i adresuari në letër, kryetari Abdixhiku

Letër-ftesa e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndaj kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku për një takim gjatë kësaj jave rreth konsultimeve për formimin e institucioneve të reja ende nuk ka marrë një përgjigje nga ky i fundit.

I pyetur nëse deri më tani i janë përgjigjur ftesës se Kurtit, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha për RTV21 se ftesës do i përgjigjet i adresuari në letër, kryetari i LDK-së, Abdixhiku.

“Siç e do rendi, do përgjigjet i adresuari ne letër, kryetari Abdixhiku”, tha Mustafa për RTV21.

Gjatë ditës në media u raportua se kryesia e LDK-së do të mblidhet sot për të diskutuar për këtë çështje por zëdhënësi i LDK-së, Mustafa, nuk konfirmoi një gjë të tillë.

Në letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut, janë ofruar disa orare për takimin eventual.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →