Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Lajme të mira nga Kate Middleton

nga Venera Grabanica15 tetor 2024
Lajme të mira nga Kate Middleton

Shenja se ajo ka filluar të rifitojë forcat e saj pas muajsh trajtimi rraskapitës të kancerit. Kate Middleton i është rikthyer jetës publike javët e fundit, duke marrë pjesë në angazhimet e punës, një udhëtim në Balmoral dhe madje edhe një vizitë në balet.

Të shtunën, Princesha e Uellsit dha një nga treguesit më domethënës se ajo po ndihet më mirë se kurrë, duke qëndruar për të brohoritur për Princin Louis , i cili po luante në një ndeshje futbolli lokale. Princesha u pa duke biseduar e lumtur me prindër të tjerë teksa mbështeti djalin e saj më të vogël.

Elegante dhe e veshur në mënyrë të përshtatshme për këtë rast, Kate Middeton zgjodhi nuancat e vjeshtës që i ka dashur kohët e fundit. Ajo bashkoi xhaketën e saj të preferuar prej pambuku Barbour x Alex Chung me një jakë të zezë kadifeje, të cilën e ka veshur shumë herë gjatë viteve, duke përfshirë në prill 2023 për një ngjarje në një klub ragbi në Uellsin e Jugut me pantallona kafe, një shall të thurur dhe një kapele tweed ulliri nga Really Wild Clothing. Një çantë ulliri dhe doreza të thurura kafe.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →