Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lajçak pas takimit me Kurtin: Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale

nga B G22 tetor 2022
(Lajm i përditësuar)

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta përcaktojnë të dyja vendet e jo ai.
Lajçak këto deklarata i bëri pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
“Kjo s’varet nga unë, që të vendos në emër tuaj. Për këtë është dialogu”, tha Lajçak.
Ai pranoi se me Kurtin kanë diskutuar për çështjen e targave të veturave me kryeministrin Kurti dhe propozimin franko-gjerman, por tha se nuk mund të jap detaje sepse mund të prish procesin.
Nis takimi Kurti – Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, mbërriti në ndërtesën e Qeverisë ku po takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak ishte në Kosovë edhe javën e kaluar ku bisedoi me krerët e institucioneve e temë e diskutimit ishte dialogu.
Ndërsa në Kosovë këtë javë qëndroi edhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kurti pret sot në takim Lajçakun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim sot takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, takimi do të zhvillohet në ora 14:00 në Ndërtesën e Qeverisë.
Lajçak para një javë qëndroi për vizitë në Kosovë. Në një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, Lajçak kishte takuar kryeministrin Kurti dhe
Zëvendësin e tij Bislimi. Lajçak kishte deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë një periudhë dy vjeçare për të arritur një marrëveshje përfundimtare./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →