Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kuvendi miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

nga B.K30 janar 2019

Këto ligje miratoi Kuvendi

Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kredi ndërmjet të Republikës se Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag, për projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për komunën e Podujevës.

Gjithashtu, në këtë seancë, u miratua projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në seancën e sotme u miratua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e Projektit ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës.

Ndërsa nuk mori votat e mjaftueshme projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendror.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →