Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kusari: VV-ja po synon t’i zëvendësojë 200-300 punëtorë të RTK-së me njerëz të vet

nga B G27 mars 2024
Kusari: VV-ja po synon t’i zëvendësojë 200-300 punëtorë të RTK-së me njerëz të vet

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po synon që t’i largojë 200 deri në 300 punëtorë nga Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) e t’i zëvendësojë ata me njerëzit e vet.

Kusari ka hedhur këto pretendime në mbledhjen që Bordi i RTK-së pritet ta mbajë sot gjatë ditës.

Sipas juristes së medias, VV-ja po përpiqet t’i largojë punëtorët me arsyetimin e mospunës, por ajo thotë se kjo është krejt kamuflim.

Kusari ka thënë se nëse ka mospunë atëherë duhet të jetë Bordi i RTK-së ai që jep dorëheqje.

“Nuk bën me largu njerëz nga RTK. Nuk citen në rrugë njerëzit që ia kanë kushtu RTK-së 2-3 dekada të jetës së tyre. Bordi është trupi përgjegjës për reformë dhe nëse ata konsiderojnë që reforma ka dështuar duhet urgjentisht të japin dorëheqje. Pa vonesë”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.

Tutje, Kusari ka rekomanduar që Bordi i RTK-së, “në vend të urdhrave politikë”, të fokusohet në sigurimin e 16 milionë eurove dhe t’ia sigurojë pronën RTK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →