Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti tregon cilat armë kineze po i përdor ushtria serbe në agresionin ndaj Kosovës

nga B G21 nëntor 2023
Kurti tregon cilat armë kineze po i përdor ushtria serbe në agresionin ndaj Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se Serbia është operatori i vetëm i armëve kineze në Evropë, e cila është duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës.

Ai në një postim në rrjetin social X ka dhënë detaje rreth armëve kineze që po i përdor ushtria serbe në agresionin ndaj Kosovës.

“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, të dielën, kryeministri Kurti paralajmëroi se në Rashkë të Serbisë po ndodh riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiq dhe grupit të tij, me përkrahje të Serbisë.

Ai në një postim në Facebook pati kërkuar nga KFOR-i, EULEX-i dhe BE të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit.

“Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë. Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”, kishte shkruar Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →