Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Të burgosurit politikë janë një komunitet i veçantë politik

nga Venera Grabanica27 dhjetor 2024
Kurti: Të burgosurit politikë janë një komunitet i veçantë politik

Kryeministri, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e vëllimit të parë të librit të të burgosurve politikë, që tashmë po merr formën e një dokumentacioni gjithëpërfshirës e arkivor me titull “Amza e Lirisë, Leksikoni i të burgosurve politikë shqiptar në Jugosllavi 1944-1953”.

Ngjarja u mbajt në hapësirat e Institutit të Historisë në Prishtinë.

“Të burgosurit politikë, jo vetëm në Kosovë, janë një komunitet i veçantë politik dhe një lloj kategorie po ashtu e posaçme mes subjekteve që e pësojnë por edhe e bëjnë historinë. E them këtë, sepse të burgosurit politikë janë njerëz që në periudha të caktuara të jetës së tyre, e kanë humbur edhe lirinë e tyre individuale fizike për shumë vjet, duke përfunduar nëpër burgje, për shkak të bindjeve të tyre politike apo të ideve e të projekteve politike që ata mund t’i kenë përfaqësuar dhe për jetësimin e të cilave janë angazhuar në kohë e në rrugë të ndryshme”, u shpreh kryeministri Kurti.

Dhjetë ditë më parë, kryeministri ishte në promovimin e librit “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën (1945-1999)”, në të cilin ishin përmbledhur dhjetë intervista të thella me dhjetë të burgosur politikë.

Ai tha se i vjen shumë mirë që sheh që korpuset aq të madh të veprave të ish-burgosurve politikë me poezi e prozë, me kujtime dhe me atë lloj literature që janë referuar si letërsi e burgut në vitet e fundit po shtohen edhe botimet e një karakteri më akademik e shkencor sikurse ky që po e promovojmë sot.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →