Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takohet me Kallas – flasin për zhvillimet politike, dialogun dhe integrimin evropian të Kosovës

nga Gentrita Xhemajli4 maj 2026
Kurti takohet me Kallas – flasin për zhvillimet politike, dialogun dhe integrimin evropian të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar Kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Në takim është folur për zhvillimet e fundit politike në vend, dialogun dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Sipas ZKM-së, Kurti ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për agjendën e reformave dhe kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke theksuar nevojën për ‘trajtim të drejtë e të bazuar në meritë”

“Po ashtu, u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zbatimin e ligjit për të huajt dhe dakordimin e datës 14 mars, i cili u vlerësua si një momentum i ri dhe pozitiv për rrugën përpara. Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku Kryeministri në detyrë Kurti ngriti shqetësimet lidhur me pasivizimin e adresave dhe pamundësimin e mbështetjes financiare për Luginën nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit është diskutuar situata politike në rajon si dhe çështjet e sigurisë.

“Kryeministri në detyrë Kurti theksoi rëndësinë e linjëzimit me Bashkimin Evropian në adresimin e këtyre sfidave dhe në avancimin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe shërbeu për shkëmbim të hapur të pikëpamjeve mbi temat me interes të përbashkët, duke riafirmuar rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të afërt dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, përfundon njoftimi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →