Kurti: Sulmi në Zveçan i përkrahur politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur një pjesëtarë i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë të lënduar, ka thënë se nga ato që ka mësuar deri tani, bëhet fjalë për një strukturë mercenarë e cila është përkapur politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar.
“Nga ato që kemi mësuar deri më tani që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal i cili ka planifikuar gjatë këtë që kanë kryer sot… Bëhet fjalë për një strukturë mercenare e cila është përkrahur, politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Ai tutje ka shtuar se ”Procesi në vijim do të na japë të dhëna se kush saktësisht janë këta dhe kush janë urdhërdhënësit e kësaj përpjekje të dështuar për ta destabilizuar Republikën e Kosovës”. /21Media











