Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti shkon për ngushëllime te familja e ushtarit të FSK-së që vdiq në vendin e punë

nga Kaltrina Berila12 nëntor 2024
Kurti shkon për ngushëllime te familja e ushtarit të FSK-së që vdiq në vendin e punë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen e ushtarit të FSK-së Liman Musliut, i cili vdiq aksidentalisht në vendin e punës, ditë më parë.

Kurti atje shkoi bashkë me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, dhe deputet të kuvendit.

“Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë”, shkruan në kumtesë.

I ndjeri Liman Musliu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së. Ai u varros të hënën, në fshatin Likoc afër Shtabit të UÇK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →