Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Kosova e Shqipëria po forocojnë lidhjet me SHBA-në e BE-në, Serbia po rri e rreshtuar nga Rusia

nga B G12 qershor 2024
Kurti: Kosova e Shqipëria po forocojnë lidhjet me SHBA-në e BE-në, Serbia po rri e rreshtuar nga Rusia

(Lajm i përditësuar)


Kurti: Kosova e Shqipëria po forocojnë lidhjet me SHBA-në e BE-në, Serbia po rri e rreshtuar nga Rusia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit ka deklaruar se Serbia po rri e rreshtuar kah Rusia, e sipas tij, Rusia “qëndron prapa qëndrimeve të Serbisë”.

“Nga kjo histori duhet të nxirren mësime e kjo kuptohet nga rreshtimi gjeopolitik e gjeostrategjik. Serbia po rri e rreshtuar kah Rusia, si Rusia që qëndron prapa qëndrimeve të Serbisë. Populli ynë e Shqipëria në vazhdimësi i kanë forcuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e me vendet e tjera evropiane. Bashkimi Evropian është familja e synuar politike, e NATO-ja destinimi ynë ushtarak”, ka deklaruar Kurti.

“Sot, me vetëdijen politike e kujtesën kolektive kujtojmë 12 qershorin. Kurrë më të vendosur s’kemi qenë për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë me çdo kusht. Urime 25 vjetorin me nderime e mirënjohje”, ka thënë ai.

Derisa i pari i Qeverisë e ka falënderuar aleatët për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës.

“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si jemi bashkuar sot në sheshet e qyteteve me qytetarët tanë për të shënuar një ngjarje historike që na e ka sjell të tashmen dhe na e ka përcaktuar të ardhmen”, ka thënë Kurti.


Begaj: Burra si Adem Jashari rrallë lind historia

President i Shqipërisë,  Bajram Begaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka  kujtuar kontributin presidentit historik Ibrahim Rugova, e veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Derisa ka kujtuar edhe sakrificën e familjes Jashari.

“Nderojmë kryetrimin, Adem Jashari, legjendë e gjallë e atdhedashurisë. Burra të tillë rrallë i lind historia”, tha Begaj.

Begaj po ashtu  ka thënë se shqiptarët duhet të bëhen bashkë.

“Në një kohë kur Serbia dhe aleatët kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për të njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve, kemi nevojë më shumë se kurrë të jemi bashkë, për një manifest krenarie kombëtare”, ka thënë Begaj.


Konjufca: Ta kujtojmë të shkuarën s’do të thotë që s’e duam paqen e pajtimin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në seancën solemne të Kuvendit ka deklaruar se kujtimi i së shkuarës uk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtimin”.

“Kur e kremtojmë 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës, e kemi domosdoshmëri etike që të reflektojmë mbi historinë, sepse ajo për popullin tonë ka qenë vërtetë e vështirë. Prandaj ta kujtojmë të shkuarën e të mos e harrojmë të vërtetën, nuk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtimin, por për ne, gjithmonë e shohim pajtimin vetëm si rezultat të drejtësisë. Ne kujtojmë dhe do të kujtojmë gjithmonë, sepse duam që padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritet kurrë”, është shprehur Konjufca.

“Intervenimi i NATO-s në Kosovë, duke e bombarduar ish-Jugosllavinë e Millosheviqit, përveçse intervenim humanitar për ta shpëtuar një popull të cilit po i kanosej zhdukja përmes gjenocidit, ishte përmbyllje e një shekulli të triumfit të lirisë nga forcat demokratike të botës, e fitores së demokracisë dhe e vetëvendosjes së popujve mbi ideologjinë fashiste, totalitariste dhe hegjemoniste”, tha Konjufca.

“Mirënjohja jonë do të jetë e përjetshme për miqtë tanë më të rëndësishëm që na ndihmuan”, ka thënë ai.


Osmani: Kosova meriton anëtarësimin në NATO

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova e meriton anëtarësimin në organizatën ushtarake të NATO-s, 25 vjet pas çlirimit me ndihmën e NATO-s.

Ajo ka kujtuar hyrjen e NATO-s në Kosovë duke thënë se kjo ishte triumf mbi tiraninë.

“Ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk kishte harruar për popullin e Kosovës dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë. Hyrja e NATO-s në qershor të 1999-s ishte fuqi e solidaritetit ndërkombëtar dhe besimit universal të një populli për të qenë i lirë. Liria është më shumë se sa fjalë. Është thelbi i qenies sonë. Ajri që e thithim, ëndrra që guxojmë ta ëndërrojmë. E ardhmja që aspiruam dhe për  të cilën luftuan e dhanë jetën çlirimtarët tanë”, ka thënë ajo në fjalimin në Kuvend.

Osmani ka përmendur edhe të rënët për liri

“Liria nuk është dhuratë, por për të u pagua çmimi më i lartë që mund të paguajë një popull. Liria sot është përgjegjësi e trashëgimi që duhet ta mbrojmë dhe premtim që duhet ta përmbushim për këtë dhe çdo gjeneratë që vjen pas nesh. NATO-ja na dha mbështetjen dhe ne sot e synojmë dhe e meritojmë anëtarësimin në këtë organizatë ushtarake me ushtrinë tonë që me profesionalizmin e saj është e gatshme të bëhet kontribuuese për paqe kudo në glob”, ka deklaruar ajo


Seancë solemne për 25 vjetorin e çlirimit, të pranishëm Begaj, Mesiq, Calmy-Rey, Jashari, Robertson e Walker

Seanca filloi me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar. Pastaj u mbajtë një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin e vendit.

Seanca filloi me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar ka nisur senaca solemne e Kuvendit të Kosovës për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Pas himnit u mbajt një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuuan në çlirimin e vendit

Pjesëmarrës në këtë seancë janë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Rifat Jashari, ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ish-Presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson, Ëilliam Ëalker, i cili gjatë luftës përfaqësoi misionin e OSBE-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →