Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit ndaj një autbousi në Deçan ku mbetën të vdekur 3 persona.
Në emrër të Qeverisë së Kosovës Kurti ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe shoqërinë e viktimave, si dhe i ka uruar shërim të shpejt të plagosurit.
“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai gjithashtu ka thënëse Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi./21Media










