Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti pyetet për një luftë tjetër në Kosovë: Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon

nga Venera Grabanica17 dhjetor 2023
Kurti pyetet për një luftë tjetër në Kosovë: Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës, pas atij të 24 shtatorit në Banjskë.

Kurti në një intervistë për gjermanen Stern, ka deklaruar se ”Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon”.

Ndër tjera Kurti u pyet për mundësitë e një konflikti të ri nga Serbia.

Stern.de: A është e mundur një luftë tjetër në Kosovë?

”Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, tha ndër tjera Kurti.

Tutje Kurti ka shtuar se vazhdimisht e ”ndiejmë agresionin serb: ata kanë 48 baza të avancuara ushtarake dhe xhandarmërie nëpër Kosovë – në formë patkoi”

”Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por diktatura mbart rreziqe. Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë Vuçiq policinë dhe ushtrinë e tij”, deklaroi Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →