Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit
Në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar marrëveshjet e nënshkruara përgjatë kësaj periudhe kohore.
Kurti përmes një postimi në platformën X thotë se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin tonë dhe ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në BE.
“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe standarde në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e BE-së në thelb të tij”, ka shkruar Kurti.
Marrëveshjet e nënshkruara janë të dhëna në postimin e Kurtit në vijim./21Media
Last Monday, we marked the 10th anniversary of the Berlin Process, which for a decade has brought our region closer together and moved us forward toward EU integration. Kosova has been, and will be, a proactive member and a standard-bearer in the Berlin Process, advocating for…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 21, 2024











