Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti premton punë të mira e ndryshime në çdo sektor

nga B G9 mars 2024
Kurti premton punë të mira e ndryshime në çdo sektor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur projektet që janë në zhvillim e sipër nga qeveria që ai drejton.

Ai në një video të postuar në Facebook ka vendosur përurimin e departamentit të prodhimeve të dokumenteve, qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, kampusin e ri të universitetit “Isa Boletini”, transformimin e gjinekologjisë, si dhe punën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

“Ditët me shumë aktivitete e javë dinamike. Punë intensive po zhvillohen gjithandej vendit disa prej të cilave i përuruam dhe vizituam javën që po e lëmë pas. Punë të mira e ndryshime të thella na presin në çdo sektor”, ka shkruar Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →