Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti përkujton Enver Zymberin, kërkon drejtësi për vrasjen e tij

nga R26 korrik 2023
Kurti përkujton Enver Zymberin, kërkon drejtësi për vrasjen e tij

(lajm i përditësuar)


Kurti përkujton Enver Zymberin, kërkon drejtësi për vrasjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe në mbledhjen e qeverisë përkujtoi veprimtarin Adem Demaçi, në pesë vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti, para kabinetit qeveritar, tha se Demaçi është simbol i rezistencës kombëtare.

Kurti, po ashtu përkujtoi edhe 12 vjetorin e vrasjes së policit Enver Zymberi nga strukturat kriminale në veri.

Ai tha se Zymberi është simbol i sovranitetit dhe ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës. Ai theksoi nevojën që të ketë drejtësi për vrasjen e tij.

Polici Enver Zymberi ka vdekur më 26 korrik të vitit 2011 si pasojë e plagëve të marra, në një sulm të armatosur kundër Policisë së Kosovës në veri.


Mblidhet Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës sot mban mbledhje.

Sipas njoftimit nga zyra e komunikimit, mbledhja do të fillojë nga ora 10:00.

Ende nuk dihet pikat për të cilat do të diskutohet në mbledhje. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →