Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë

nga Kaltrina Berila28 qershor 2025
Kurti: Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë se nuk janë të sigurt 100% se kandidatja e tyre për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, i ka 61 vota nga votimi i fshehtë në paralament.

Në konferencën e së shtunës pas takimit me liderët e partive të tjera politike, ai ka deklaruar se duhet provuar votimi i fshehtë, pasi nuk u bëri punë votimi i hapur për konsitutim dhe për zgjedhje të kryetarit/es të Kuvendit.

“Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë. Mirëpo, nëse jemi duke u mbledhur afër 40 herë pse të mos e provojmë votimin e fshehtë. Nëse po vijmë çdo 48 orë, pse njërën prej këtyre herave të mos e provojmë votimin e fshehtë…E provuam votimin e hapur nuk arritëm ta konstituojmë Kuvendin na ka ngelur pa e provuar votimin e fshehtë, pse të mos e provojmë, provojeni bre një herë le ta provojnë”, tha Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →