Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Në takimin e 2 majit, pres që me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve

nga Venera Grabanica27 prill 2023
Kurti: Në takimin e 2 majit, pres që me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në takimin e 2 majit në Bruksel pret që çështja e të pagjeturve të trajtohet me urgjencë, ashtu siç ishte premtuar në Ohër më 18 mars.

Këtë Kurti e tha pasi bëri homazhe dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës të enjten, Kurti ka thënë se kjo çështje nuk i ka objektiv vetëm të pagjeturit, por edhe familjarët dhe mbarë popullin e Kosovës. Ai pret nga lehtësuesit e dialogut ta trajtojnë me urgjencë çështjen.

“Në aneksin e marrëveshjes së Ohrit, është urgjente çështja e të pagjeturve. Dhe pres që më 2 maj, ashtu pra me urgjencë, të trajtohet çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka vetëm objektiv të pagjeturit, por edhe familjet e tyre dhe mbarë popullin tonë. Të pagjeturit janë në një situatë të veçantë, ku ankthi është më i madh se pikëllimi, ku zemërimi është më i madh sesa vajtimi. Andaj, pres më 2 maj, nga lehtësuesit e dialogut, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, kjo çështje të trajtohet me urgjencë”, ka thënë Kurti.

Homazhe bashkë me Kurtin bëri edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →