Kurti në Mitrovicën e Veriut: Serbia insiston të çojë dinarë cash
(Lajm i përditësuar)
Kurti në Mitrovicën e Veriut: Serbia insiston të çojë dinarë cash
Në një deklarim për mediat nga Veriu i vendit, kyreministri, Albin Kurti doli për çështjen e dinarit.
Kurti deklaroi se problemi qëndron te Serbia, e cila ka synim që paratë t’i dërgojë në cash për të paguar edhe “njerëz që nuk duhet”, duke aluduar për financimin e grupeve terroriste.
”Serbia mund t’i çojë serbëve në Kosovë ndihmë financiare, por në Kosovë e vetmja valutë për pagesa është euro në përputhje me nenin 11 të Kushtetutës sonë. Vendimin për rregullativën e re e ka marrë BQK më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Beogradi e ka ditur shumë mirë se çka po zhvillohet këtu, atë se banka komerciale e cila ka mbetur pa bankën mëmë …i kanë pasur tre opsione, unë këtë e kam mësuar më vonë sepse ky nuk është resor imi. BQK s’është pjesë e Ministrisë së Financave, por institucion i pavarur i shtetit tonë. Ata kanë pasë tre opsione dhe kanë vendosur për vetëlikuidim. E tash Beogradi insiston në dinarë dhe cash sepse emiton dinarin, insiston për cash sepse s’ka më Bankë Komerciale në Kosovë” ka thënë Kurti.
Kurti në veri të vendit, vizitoi përmendoren e Zymberit dhe vendin ku u vra Bunjaku
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qëndruar sot për vizitë në veri të vendit.
Në vizitën që kreu i qeverisë e pati në Mitrovicën e Veriut tha se me kryetarin e saj, Erden Atiq, folën për mbarëvajtjen e punëve atje.
“Me kryetarin Eden Atiq bashkëbiseduam për mbarëvajtjen e punëve këtu. Mbështetje si qeveri për këtë komunë dhe për të gjitha shërbimet që i jepen qytetarëve pa dallim”.
Kurti foli edhe për vizitat në përmendoren e policit të vrarë, Enver Zymberi dhe në vendin ku u vra edhe polici Afrim Bunjaku.











